Kryetari Stevo Pendarovski, në intervistë për “360 gradë” në lidhje me ngjarjet e Kumanovës thekson se gjatë procesit nuk janë përfshirë të gjithë aktorët kyç që kanë marrë pjesë në përgatitjen apo menaxhimin e ngjarjeve.
“Informatat e mia janë se gjatë procesit aktual për ngjarjet e Kumanovës nuk janë përfshirë të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në përgatitjen apo në menaxhimin e ngjarjeve”, tha Pendarovski duke thënë se nuk janë përfshirë personat që kanë urdhëruar të bëhet një gjë e tillë për shkak se ka qenë ngjarje me marrëveshje.
Në intervistë, kryetari Pendarovski flet për edhe për premtimin e koalicionit të Qeverisë për hetim ndërkombëtar duke thënë se ai në koordinime para zgjedhjeve ka insistuar për ndihmë ndërkombëtare juridike.
“Nuk e di se çfarë është bërë deri tani. Kjo s’është pyetje për mua që të përgjigjem, megjithatë edhe mua më intereson për shkak se krahas shtetit tonë, të përfshirë janë edhe tre shtete tjera”, tha Pendarovski duke bërë apel organeve kompetente të kërkojnë ndihmë juridike.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë