Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë bisedës të dy presidentët kanë shkëmbyer informacione për gjendjen aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të përballjes me pasojat e përhapjes së Covid-19.
Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, e ka informuar Ilir Metën për masat që institucionet kompetente në vend i ndërmarrin në përballje me epideminë dhe vlerësimet për zhvillim të mëtejshëm të gjendjes.
Presidenti ka theksuar se fokusi i shteteve, krahas përballjes me pasojat në planin shëndetësor, duhet të drejtohen dhe ndaj përballjes me pasojat në planin ekonomik dhe social.
“Duke e pasur parasysh konfirmimin e fundit të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim, por pas anulimit të Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili duhej të mbahet më 7 maj në Zagreb për shkak të gjendjes me përhapjen e Kovid-19, presidenti Pendarovski shfaqi pritje se Bashkimi Evropian do të arrijë të gjejë modalitete për lëvizjen e procesit, në interes së të dyja shteteve dhe të vetë Unionit”, theksohet në kumtesë.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmëri për shkëmbim të përvojave, koordinim dhe mbështetje atje ku nevojitet, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal për përballje me epideminë, si dhe për tejkalimin e krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.
Presidenti Meta uroi presidentin Pendarovski dhe të gjithë qytetarët për anëtarësimin në NATO./telegrafi
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...