Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur në Austri nga përfaquesja e Parlamentit austriak, Brigitte Bierlein, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pendarovski i ka theksuar Bierlein se Maqedonia e vlerëson mbështetjen e Austrisë në rrugën euro-atlantike kurse me rëndësi për vendin e Ballkanit është edhe mirënjohja e reformave në vend.
Nga ana tjetër, Bierlein ka thënë se Maqedonia ka arritje të madhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e fqinjësore me vendet përreth dhe fitoret e përmirësimet e Maqedonisë në rrugën e trasuar nga BE dhe NATO, duke përmendur këtu marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë.
Pendarovski gjatë ditës ishte takuar edhe me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen. Ndërsa gjatë kësaj vizite, Pendarovski do të takohet edhe me zyrtarin e lartë austriak, Wolfgang Sobotka.
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit