Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, në fjalimin e tij në klubin e oficerëve në Selanik përsëri ka akuzuar Maqedoninë për falsifikim të historisë, për shfrytëzim të emrit që nuk i takon dhe për shprehje të irredentizmit dhe lëshoi mundësinë të thotë se Maqedoni ka qenë, është dhe do të mbetet greke.
Pavlopoulos mori pjesë në dy festime në Selanik, njëra për nderimin e mbrojtësit të qytetit “Shën Dimitri” dhe tjetra në shënimin e përvjetorit të lirisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fjalimi në natën solemne në klubin e oficerëve e shfrytëzoi për të drejtuar kritika të njohura për Maqedoni, por edhe për Turqinë dhe Shqipërinë.
“I themi IRJM-së, shtrimë dorën e miqësisë, por nuk ka gjasa të tolerojmë, kjo ëshë e qartë, dhe ne qartë e kemi bërë me dije. Nuk është vetëm falsifikim i historisë, sepse Maqedonia ishte, është dhe do të mbetet greke. Këtë e dinë të gjithë. Jo vetëm që nuk pranojmë falsifikim të historisë, nuk pranojmë tensione irredentiste të cilat sërish do ta bënin Ballkanin, fuçi baruti në Evropë”, porositi Pavlopoulos.
Presidenti grek tha se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit, por konkretisht për Maqedoninë tha se duhet t’i respektojë të drejtat evropiane.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit