Tetovarët me siguri nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë patinazhin montues në sheshin e qytetit i cili ishte dëmtuar para se të lëshohet në përdorim.
Edhe pse drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski të dielën paralajmëroi se me komunën kanë biseduar për sanim dhe lëshim në përdorim të patinazhit, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi me qëndrime kundërshtuese, tha se do të sanohet, por për shkak të kushteve të motit do të mbetet për vitin e ardhshëm.
“Normalisht që do të sanohet, por siç është moti nuk mendoj se do të mund e njëjta të shfrytëzohet. Normalisht më vjen shumë keq për faktin që punët e mira u pengojnë njerëzve. Duhet të mësohen ndonjëherë edhe në punë të mira, mund të ndodhin edhe punë të mira. Ne do ta sanojmë, dhe dimrin e ardhshëm ndoshta do të kemi më shumë fat për ta shfrytëzuar”, tha Arifi.
Në fund të dhjetorit filloi të vendoset patinazhi montues, ndërsa në natën e vitit të ri ishte djegur një pjesë e rrethojës së aluminit. Vendosja e patinazhit montues sportiv është projekt të cilin e zbaton Agjencia për Rini dhe Sport.
Tetova është një nga shtatë qytetet e parashikuara për vendosje, përkatësisht montim të patinazhit me vlerë të tërësishme prej 14 milion denarë.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...