Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiq, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.
Autoritetet e kanë arrestuar sulmuesin.
Ruzhiq ka thënë se dorëheqja e tij është e pakthyeshme.
“Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte”, ka thënë Ruzhiq.
Në postimin e tij, ai i ka ngushëlluar edhe një herë familjarët e viktimave.
Ai ka thënë se dorëheqja e tij është akt personal, por edhe politik.
“Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, ky akt është karakteristikë e forcës, ndërsa në rajonin tonë, shpesh është karakteristikë e ligësisë. Le ta gjykojë publiku”, ka thënë Ruzhiq.
Ruzhiq është pjesëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, partnere e vogël në koalicionin qeverisës me Partinë Progresive të Serbisë, e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./REL
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...