Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në New York, e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot e përfundon qëndrimin në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i Maqedonisë realizoi takime të shumta me përfaqësues të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndër të cilët shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn.
Kryeministri Zaev gjatë qëndrimit në Kombet e Bashkuara pati mundësi të përshëndetet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Zaev realizoi edhe disa takime të rëndësishme në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së 72-të të KB-së në New York. Ai u pranua nga kryetari i Asamblesë së përgjithshme të KB, Miroslav Lajčák, me të cilin diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe për ndryshimet që përgatiten në Kombet e Bashkuara.
Në Asamblenë e 72-të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Zaev mbajti fjalim, ku u shpreh se edhe Maqedonia dhe bota mund të ballfaqohen me konfliktet dhe prolemet nëse janë gjithë të bashkuar.
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...