Pas Lituanisë, autoritetet letoneze kanë ndaluar gjithashtu fluturimin e një aeroplani serb për në Moskë, që transportonte presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Autoritetet letoneze ia ndaluan aeroplanit serb të fluturonte mbi vend për shkak, siç deklarojnë ata, të “ndjeshmërisë politike të qëllimit të fluturimit”.
Ndryshe, autoritetet lituaneze më parë e ndaluan fluturimin për shkak të “ndjeshmërisë teknike dhe diplomatike”, transmeton Telegrafi.
Edhe kryeministrit sllovak Robert Fico iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani, të gjitha me qëllim që ta pengonin të merrte pjesë në 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Ndihmësi i udhëheqësit rus, Yuri Ushakov, tha më herët sot se Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime dypalëshe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq më 9 maj.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...