Një zjarr i madh ka shpërthyer në tregun Heco në Sarajevë. Qyteti është mbuluar nga tymi i zi.
Sipas mediave në Sarajevë, zjarri i madh ende nuk është shuar.
Ndonëse fillimisht dolën informacione se zjarri ishte lokalizuar, ndërkohë filloi sërish të përhapet.
Zjarri ka përfshirë edhe një hotel aty afër, deri më tani nuk ka persona të lënduar.
Në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve.
Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e së mërkurës edhe në Beograd, konkretisht në qendrën tregtare kineze që ndodhet në bllokun 70 në Beogradin e Ri.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa tymi dhe flakët e zeza përfshirë qendrën tregtare./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...