Drejtori i Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski paralajmëroi zgjidhje të shpejtë të problemeve me të cilat ballafaqohen transportuesit e mallrave dhe afaristët gjatë proceseve doganore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin e mbajtur sot në hapësirat e Drejtorisë së doganave, u tha se duhet të punohet shumë për çrrënjosjen e korrupsionit, për objektivitet gjatë përzgjedhjes së kontrolleve dhe për përshpejtim të proceseve doganore.
Drejtori Tanasoski premtoi se maksimalisht do t’i përkushtohet rritjes së besimit ndërmjet Doganave dhe pjesëmarrësve në proceset doganore dhe me këtë të kontribuohet në çrrënjosjen e korrupsionit, si dhe për zhvillimin e strategjive, procedurave dhe metodave për lehtësimin e rrjedhës së tregtisë dhe marrjen e masave në pajtim me ligjet dhe nevojat legjitime të bashkësisë afariste.
Takimi i sotëm u organizua me qëllim që në mënyrë të hapur të bisedohet për sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen pjesëmarrësit direkt në proceset doganore dhe të merren sugjerime se si mund Drejtoria e doganave dhe bashkësia afariste të krijojnë mjedis konkurrues ekonomik.
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...