Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën Çeke, si pjesë e turneut diplomatik nëpër vendet fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të vizitojë Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë në ditët në vijim.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, vizitat e Osmanit në këto vende vijnë menjëherë pas takimeve dhe këshillave të Bashkimit Evropian në mënyrë që të riafirmohet mbështetja për perspektivën evropiane të vendit.
“Axhenda e bisedimeve do të përfshijë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe do të diskutojë disa tema aktuale në lidhje me bashkëpunimin brenda NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare, situatën e fundit në rajon, të tilla si dhe ngjarje të tjera aktuale në politikën ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë./Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron