Gjykata Penale e Shkupit ka dhënë dënimin me burg të përjetshëm edhe për një nga të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”, Sulejman Osmani.
Sipas asaj që e tha gjykatësi Goran Boshevski është e pakontestueshme se Osmani ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e grupit të Kumanovës, prej Kullës policore në Gushincë, e deri në luftimet në lagje, raporton Shenja.
Boshevski, rikujtoi Sulejman osmani, i ka pranuar të gjitha veprat e shkruara në akuzë, por ka mohuar vetëm kualifikimin si vepër terroriste.
Boshevski tha se tani për tani publiku nuk mund ta ketë të qartë përse Sulejman osmani është dënuar me burg të përjetshëm pasi ende nuk është shkruar verdikti gjyqësor në mënyrë formale pasi aty qëndrojnë transkriptet nga bisedat e përgjuara telefonike të cilat mbështesin plotësisht akuzat ose pohimet për fajësinë e tij.
Sulejman Osmani e priti me duartrokitje vendimin dhe thirri: “Rrnoft UÇK-ja. Ju nuk um keni dënu mu, po me këtë vendim i keni dënu 7 milionë shqiptarë”.
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...