Republika e Maqedonisë ka një traditë disa vjeçare bashkëpunimi me agjencitë e OKB-së dhe Zyrën e hapur të UNOPS në Shkup, kjo është shenjë e mirë për zgjerimin e më tejshëm të këtij bashkëpunimi thekson zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me nënsekretaren e OKB-së dhe drejtoreshën ekzekutive të UNOPS, Grete Farmeo dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sannes Bjornsad, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç njoftojnë nga zyra e Osmanit, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, mbështetja e projekteve të cilën e ka dhënë Mbretëria e Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë, si dhe aspiratat euroatlantike të vendit tonë.
Osmani tha se mbështetja çka e ka dhënë Norvegjia për vendin tonë në pjesën më të madhe për projektet me rëndësi me qëllim të integrimit në BE dhe NATO jep kënaqësi.
Komandanti i KFOR-it priti në takim emisarin hungarez, disku...
Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së
Tre të lënduar në aksident trafiku në Banjë të Istogut
Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në...
Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...