Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka reaguar sot lidhur me zbulimin e rreth 1 milion eurove të padeklaruara në një automjet në pikën kufitare në Merdarë, duke e cilësuar këtë rast si një nga goditjet më të rëndësishme kundër lëvizjeve të paligjshme financiare.
Në një postim linkedin, ai ka theksuar se rasti është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit të stafit, investimeve strategjike në skanerët X-Ray – donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si dhe i bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit ndërmjet Doganës dhe Policisë Kufitare.
Sipas tij, me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar tre shtetas të huaj për të mundësuar zhvillimin e hetimeve të mëtejme.
Ai vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e zyrtarëve, duke theksuar se angazhimi i tyre mbetet i fokusuar në garantimin e kufijve të sigurt.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan