Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në lidhje me Rezolutën e propozuar nga partia opozitare OBRM-PDUKM për rrugën drejt integrimit evropian të vendit, thotë se nuk e sheh problemin tek përmbajtja, por në formën e miratimit të Rezolutës pa konsensus të partive politike.
“Është e rëndësishme që iniciativa në Kuvend të miratohet me konsensus, sepse ne kemi punuar shumë në këtë periudhë për të ndërtuar një pozicion shtetëror për këto çështje të ndjeshme që kanë elemente të pozicioneve etnike”, tha ministri Osmani.
Në një intervistë për “TV Sitel”, Osmani foli për reagimin e tij ndaj rezolutës, si dhe rëndësinë e konsensusit për këto çështje.
“Për ne si diplomaci, ishte shumë e lehtë kur flisnim në emër të të gjithë qytetarëve, pa ndonjë disonancë. Nga këtu, kisha frikë se çdo devijim nga pozicioni shtetëror në një pozitë etnike mund të dobësonte qëndrimet tona”, tha Osmani.
I pyetur pse sheh pozicion etnik, ai tha se reagimi i tij ishte që t’i thoshte Kuvendit se Rezoluta nuk duhet të kalojë nëse nuk ka konsensus midis partive politike nga të gjitha bashkësitë etnike./Telegrafi/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...