Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, në një prononcim për TVM2 shprehet i kënaqur nga zhvillimi i orëve policore gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas tij, në masë të madhe ora policore po respektohet, por thekson se ka edhe qytetarë të pandërgjegjshëm që nuk respektojnë rekomandimet e autoriteteve.
“Gjeneralisht respektohet ora policore si masë e re për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Do dua të them se një numër i caktuar i qytetarëve edhe nuk e respektojnë. Ne kemi shënuar diku te 300 raste të shkeljes së orës policore, kryesisht të grupmoshave mesatare. Megjithatë ka një kulturë, ka një qytetari për respektim të masave dhe protokolleve të qeverisë për përballje me virusin Covid-19.”,- deklaroi zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...
Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë