Kreu i Partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirijakos Micotakis ka hedhur poshtë propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit, raporton MIA.
“Personalisht jam irrituar. Ka një diskutim për emrin e Shkupit si Republika e Maqedonisë së Ilindenit . Le t’i sqarojmë disa çështje për ata që nuk duket se e njohin mirë historinë tonë. Kryengritja Ilinden dhe emri i Ilindenit janë identifikuar me irredentizmin maqedonas. Ai është një emër që është identifikuar me kryengritjen nacionaliste, e cila më pas, si parullën qendrore kishte Maqedoninë për maqedonasit dhe formimin e një Maqedonie të Madhe me kryeqytetin e saj në Selanik. Me fjalë të tjera, me të njëjtin emër i cili u diskutua dhe ndoshta ende për të flet Cipras, është mishërim i irredentizmit”, tha Micotakis.
Kryetari i partisë konservatore greke përsëri përmendur qëndrimin e Demokracisë së Re për një emër erga omnes dhe rishikimin kushtetues, si një parakusht për çdo vendim për pranimin e emrit të Maqedonisë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë