OEMVP sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor të V që nga themelimi i saj, ku u zgjodh Kryetari i ri i Odës. Ndër tjerash u zgjodhën edhe Kuvendarët, Kryetari dhe zv. Kryetari i Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.
Kryetari i posazgjedhur z. Mendi Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, kështu me këtë kuvend duke treguar kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite. /Telegrafi/
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...
Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe ka...
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...