Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev shtetin po e dërgojnë në një krizë më të thellë me pasoja të paparashikueshme.
Nga kjo parti thonë se pushteti vendosi të shpall referendumin për marrëveshjen me Greqinë, pa konsultime me opozitën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të vetëdijshëm se marrëveshja është e dëmshme për shtetin, ata po mundohen me forcë, pa pranimin e argumeteve të opozitës të imponojnë pyetje që është e pamenduar dhe me shumë kuptime”, thonë nga opozita.
Ata thonë se pyetja e cila është vendosur për referendum, duke përmbajtur edhe anëtarësimin në BE dhe NATO edhe marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, është në kundërshtim me ligjin.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike