Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me kryetarët e partive pjesë e Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë.
“Në takim kryetarët e të gjitha partive ishin unanime se çdo ditë që kalon me LSDM-në dhe BDI-në në krye të qeverisë, populli jeton më keq, krimi është i përditshëm, ndërsa varfëria na kërcënon gjithnjë e më shumë. Gjithçka e keqe nga kjo qeveri u bë e tepërt”, thuhet në njoftimin për media, lëshuar nga OBRM-PDUKM.
Në njoftim sqarohet se kryetarët e partive politike pjesë e Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë i kanë dhanë përkrahje protestës së të shtunës, më 18 qershor.
Nga ajo protestë do të kërkohet që qeveria duhen të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që në krye të vendit të dalë një koalicion politik që sipas OBRM-PDUKM-së, do ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza në të cilën LSDM dhe BDI e kanë zhytur./telegrafi/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës