Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Nikolla Micevski në intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se çfarëdo nisme do të refuzohej përsëri nga kryeparlamentari Xhaferi.
Micevski shton se OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese por kundër çështjeve të tjera të hapura në Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Absolutisht nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë. Megjithatë ka shumë çështje në marrëveshje që janë bazë për të gjitha pretendimet asimiluese dhe mohuese të një shteti fqinj ndaj nesh. Le të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese rreth marrëveshjes dhe ne aspak nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve dhe të popujve të tjerë në Kushtetutë”, tha Nikolla Micevski.
Deklaratën e Micevskit, LSDM-ja e cilëson si kthim shpine ndaj Mickoskit.
“Deklarata e Nikolla Micevskit se OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjes së bullgarëve si dhe popujve të tjerë, nënkupton kundërshtim radikal të politikave destruktive të Mickoskit. A është dikush në timonin e anijes që po fundoset?”, thonë nga LSDM-ja.
OBRM-PDUKM-ja ka insistuar që nuk voton ndryshimet kushtetuese meqë pala bullgare ka qasje kushtëzuese dhe shantazhuese me kërkesa hegjemoniste për identitetin maqedonas, në marrëveshjen mes dy palëve.
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person