“Nuk dua lule, dua të drejta”, porositën gratë pjesëmarrëse në marsin për 8 marsin.
Thonë se u janë rrezikuar të drejtat e grave në Maqedoni. Sipas organizatorëve të marshit “Platformë për barazi gjinore” gratë në Maqedoni edhe më shumë janë të pabarabarta në aspektin ekonomik, ka hendek gjinor tek rrogat, vdekshmëri më të lartë në Evropë të lehonave dhe mungesë të servisit për viktimat e dhunës në familje.
“Do të jemi të zëshme dhe nuk do të lejojmë që në shekullin 21 gratë në Maqedoni të jenë të shtypura, të margjinalizuara dhe të diskriminuara – tha Snezhana Iliq, platforma për barazi gjinore, transmeton gazeta Express
Sipas konfederatës së sindikatave të lira në Maqedoni ekziston diskriminim gjinor në vendet e punës, ndërsa gratë marrin rroga më të ulëta se burrat.
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten