Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar shteti, Blerim Reka, thonë se nuk do të ketë tregti me vota as me njërin kandidat as me tjetrin.
Votuesve të tyre ju bëjnë porosi të votojnë me vullnet të tyre në rrethin e dytë zgjedhor, pa dallim se çfarë mesazhe dërgojnë nga shtabet e dy kandidatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne që në fillim të fushatës porositëm se nuk do të bëjmë tregti politike me votat. Ne nuk bëjmë thirrje as në bojkot, as që do t’i inkurajojmë votuesit të votojnë për Siljanovskën apo Pendarovskin. Të njëjtin qëndrim kanë partitë që mbështetën Rekën, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Mendojmë se në këtë mënyrë tregojmë pjekuri dhe kapacitet demokratik”, tha Florin Hasani, shefi i shtabit zgjedhor të Blerim Rekës.
Nga atje shtojnë se profesori universitar dhe kandidati në rrethin e parë, gjatë pjesës së dytë do të përmbahet të japë deklarata për mediat.
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...