Ministria e Brendshme nuk ka datë të saktë se kur do të arrijnë pasaportat e para të porositura. Sipas burimeve zyrtare, MPB është në pritje të konfirmimit nga kompania gjermane “Veridos” kur lëshohen porosia prej 100.000 pasaportave që duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji.
Zv. ministrja e Brendshme Slavjanka Petrovska për “Alsat” tha se çdo premtim për ndonjë datë nga autoritetet e tjera do të konsiderohej jozyrtare.
“Ne nuk mund të themi saktësisht se cilën ditë do të arrijë dërgesa e parë e pasaportave. Ende nuk kemi konfirmim nga kompania gjermane ‘Veridos’ kur ato janë gati”, tha Petrovska.
Javën e kaluar, ministri teknik i Brendshëm Naqe Çulev tha se dërgesa e parë e pasaportave do të arrinte për 10 ditë dhe do të lehtësonte krizën.
Por rreth 20.000 qytetarë janë në pritje të pasaportave. Ndërkohë rezervat janë duke përfunduar.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...