Ministrat për Arsim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve është edhe Maqedonia, i kanë mbështetur parimet kyçe për njohje automatike të kualifikimeve akademike në rajon, thuhet nga Këshilli rajonal për bashkëpunim (KRB).
Ky progres është bërë në mbledhjen e 7-të ministrore të Platformës për arsim dhe trajnim, për hulumtim dhe inovacione, që u organizua sot në Bruksel nën patronatin e Komisionit Evropian.
Bëhet fjalë për parime, që janë sendërtuar në bazë të asaj që e kanë punuar paraprakisht Grupi punues në KRB-së dhe Iniciativa për reforma në arsimin në Evropën Juglindore – ERI SEE, për njohje të kualifikimeve të Ballkanit Perëndimor, që u potencua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KRB-së Goran Svillanoviq, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
Parimet që u mbështetën nga ministrat mes të cilëve edhe nga ministri i Arsimit të Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi, përbëjnë model të njohjes automatike të kualifikimeve akademike, duke përfshirë procedura transparente dhe korrekte në pajtim me Konventën e Lisbonës për njohje.
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...