Një shtetas i Britanisë së Madhe, pesëdhjetë e dy vjeçar herët në mëngjes është gjetur i vdekur në tualet në aeroportin e Shkupit.
“Në vendkalimin kufitar në aeroportin “Aleksandri i Madh”-Shkup, nga ana e shërbimit të sigurisë të aeroportit, në tualet, është gjetur V.M. (52) nga Britania e Madhe, i cili nuk ka dhënë shenja jete”, kumtoi MPB.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi./almakos
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...