Niveli i lumit Vardar sot në pikën e matjes në Veles është regjistruar në 60 centimetra, lartësi e njejtë me ditën e djeshme, për dallim nga ditët e kaluara kur ka lëvizur nga 52 deri në 58 centimetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga DPHM, niveli i lumit Vardar është mbi mesataren e kësaj periudhe gjatë viteve të kaluara. “Niveli i shtuar i lumit Vardar është si pasojë e reshjeve të shiut, si dhe ndikimi i faktorit njeri, gjegjësisht lëshimi i sasive më të mëdha të ujit nga akumulimet artficiale të hidrocentraleve të vendit”, thonë nga DPHM.
Në krahasim me mestaren e muajit gusht të vitit të kaluar, niveli i ujit në lumin Vardar është shtuar më shumë se dyfish. Në gusht të vitit 2017, nga 1 deri më 10 gusht janë matur nivele prej 15 deri më 25 centimetra.
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...