Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije se konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojnë këtë të hënë.
Megjithatë, edhe pse janë dërguar ftesa për partitë parlamentare, anëtarët e opozitës parlamentare thonë se opsioni i vetëm që ata do të pranojnë është një qeveri kalimtare e besimit të popullit. Ata e shohin thirrjen për konsultime si një tallje të procedurave demokratike.
“Unë do të filloj konsultimet për përbërjen e qeverisë së re të hënën. Do të shohim se çfarë do të thonë ata që kanë shumicën, nëse duan të formojnë qeverinë apo të shkojnë në zgjedhje,” është shprehur Vuçiç.
Ai po ashtu përmendi mundësinë që Partia Socialiste e Serbisë (SPS) mund të formojë një shumicë me një opsion tjetër politik. Deri më tani, vetëm Partia Socialiste e Serbisë ka konfirmuar publikisht se koalicioni i saj do të shkojë në konsultime me Vuçiçin. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e opozitës parlamentare ka propozuar një “qeveri të besimit të popullit” gati dy javë më parë.
Kryeministri i qeverisë në mandat teknik, Miloš Vuçeviç, ka deklaruar se ai pret që Serbia të formojë një qeveri të re së shpejti./Euronews/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...