Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev sapo kanë filluar takimin në Klubin e Deputetëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale te 21 prillit dhe mundësinë për paraqitje me një kandidat të përbashkët konsensual nga ana e mazhorancës.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai e ka zgjatur dorën për bashkëpunim me opozitën shqiptare për kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare e kanë refuzuar. Ai thekson se ka vullnet që të arrihet marrëveshje për kandidat konsensual për president në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit, por kjo varet nga të dyja palët.
Ndërsa VMRO-DPMNE-ja në kongresin partiak, që u mbajt të shtunën në Strugë e zgjodhi profesoreshën e Fakultetit Juridik në Shkup, Gordana Siljanovska Davkova për kandidat të tyre presidencial.
Foto nga takimi që po zhvillohet për momentin në Klubin e Deputetëve në mes të Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt