Nga shtatori do të hiqet përdorimi i ditarit të zakonshëm në çerdhe dhe në fuqi do të mbetet vetëm ai elektronik.
Kështu tha për Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska duke shtuar se në dikasterin që ajo drejton tashmë me vite mbërrijnë ankesa të shumta nga edukatoret e çerdheve.
Siç tha Trençevska, angazhimi i dyfishtë i edukatoreve shkakton ngarkesë të madhe për zhvillimin e procesit edukativo arsimor dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
“Për ne si ministri e Punës dhe Politikës Sociale rëndësi të veçantë ka ajo që thuhet nga kuadri profesional i çerdhes megjithatë që të kenë vetëm një mënyrë të evidentimit duhet të ndryshohet Ligji për mbrojtje të fëmijëve. Me ndryshimet e para do të bëjmë ndryshime në mbajtjen e evidencës që ta lëmë vetëm evidentimin elektronik ndërsa ajo në letër të hiqet. Besoj që në vitin e ri shkollor 2022-23, do të kemi vetëm ditar elektronik”, tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Për dallim nga ¬çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme tashmë kanë në funksion vetëm ditarët elektronik. Ditari elektronik ose E-Ditari nisi të zbatohet në muajin shkurt të vitit 2011 si projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim përmirësimin e komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve dhe institucionet tjera shtetërore. / Alsat.mk
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...