Nga 14 maj qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Greqi me PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë ose me vërtetim se janë vaksinuar kundër coronavirusit. Këtë e vërtetoi edhe ministri Filipçe.
Këto informacione ia ka dhënë ministri grek për Turizëm, Haris Teogaris në bisedën e fundit telefonike që e kanë pasur javën e kaluar.
Momentalisht nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin e vendeve ku shtetasve do t’u lejohet hyrje në Greqi edhe me test të shpejtë negativ. Filipçe tha se për këtë pret vendim nga Qeveria greke./Telegrafi/
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...