Data 2 janar është e diela e parë për këtë vit, dhe dita e parë kur nis zbatimi i ligjit të ri ku dita e diel është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut, përveç veprimtarive që nuk e ndërpresin dot punën, shkruan TV21.
Inspektorati i Punës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse u janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën.
Para fillimit të kryerjes së punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar që ta njoftojnë Inspektoratin e Punës në formular të shënuar – Njoftim për kryerjen e punës të dielën, i cili mund të gjendet në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës.
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen