Maqedonia dhe vendet anëtare të NATO-s nesër në Bruksel do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e vendit në aleancë. Pas kësaj, kuvendet kombëtare e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë, ndërsa Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në kuadër të vendit të ftuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç deklarojnë nga Ministria e Jashtme, me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri Dimitrov, nesër më 6 shkurt do të marrë pjesë mbledhjen e Këshillit Euroatlantik në kuadër të nënshkrimit të protokollit për anëtarësi të Republikës së Maqedonisë në NATO, çka do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Në takim, ku është paraparë edhe mbajtja e një fjalimi nga Dimitrovi, 29 vendet anëtare, të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre të përhershëm në NATO, do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO”, deklarojnë nga MPJ e Maqedonisë.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...