Google ADS

Në Shkup po trajtohen 16 pacientë nga të lënduarit në Koçan, katër pacientë janë liruar për trajtim në shtëpi

15:21 | 30 Mars 2025
R J

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar nga dita e djeshme. Në Shkup, gjithsej po trajtohen 16 pacientë, të cilët janë në gjendje të mirë të përgjithshme.

“Nga ta, 6 pacientë janë të shtruar në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 6 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe 4 në Qendrën Klinike.

Në Klinikën e Toksikologjisë, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë vendit, të cilët, pas analizave toksikologjike, janë liruar për trajtim në kushte shtëpiake. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, dy pacientë nga Selaniku kanë shënuar përmirësim dhe janë ekstubuar. Ata janë transferuar nga kujdesi intensiv në repartin e kirurgjisë plastike.

Të ngjashme

Foto lajm