“Konventa Kombëtare për BE-në” në Serbi, një platformë e shoqërisë civile, ka dënuar përdorimin e gjuhës ofenduese të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve, të cilëve iu referohet me termin pezhorativ “shiptari”.
Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat dhe dinjitetin si të shumicës ashtu edhe të pakicave kombëtare, si dhe të promovojnë tolerancën, kulturën e dialogut dhe pajtimit, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Grupi i punës i Konventës Kombëtare për BE-në ka thënë se Vulin vazhdimisht fyen dinjitetin e pakicës kombëtare shqiptare dhe popullit shqiptar në tërësi.
Në deklaratë po ashtu thuhet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve serbe dhe veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulin.
Vulin shpesh shihet në publik edhe duke nderuar kriminelët e luftës. Së fundi, ai bashkë me të rinjtë e partisë së tij bënë homazhe para bustit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€