Është ngritur padi penale kundër banorit të Bognacit për shkak të dyshimit “trafikim me emigrantët”.
Qendra rajonale për punë kufitare Veri ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale M.M. (30) nga Bogdanci.
Zyrtarët policor pardje në rrugën magjistrale Shkup-Kumanovë në pikë pagesën “Romanovc” ka ndaluar një mjet ngarkues të markës “Ford Transit”, të cilin e ka drejtuar i lajmëruari.
Ai nuk është ndaluar dhe ka vazhduar vozitjen drejt Kumanovës, ndërsa në sheshin “3-ta MUB” në afërsi të tregut të gjelbër, i pandehuri ka kërcyer nga automjeti, me çka është ndeshur me një veturë tjetër të parkuar.
Gjatë kontrollit të automjetit janë vërejtur 30 emigrantë, nga të cilët 28 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, në mesin e të cilëve edhe dy të mitur. /Telegrafi/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman