Në rrugën ‘Klimenti i Ohrit’ në Strumicë, dje rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin A.MK. (26) nga fshati Inxhilkovë të Shkupit, duke drejtuar automobil të markës ‘Alfa Romeo’ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka goditur në shtyllën metalike për ndriçim rrugor dhe është përmbyur në kulm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi MPB-ja në automjet ka transportuar gjashtë migrantë ilegal, shtetas të Sirisë dhe Pakistanit, ku disa nga migrantët dhe shoferi kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe më pas janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga SPB Strumicë për qartësimin e rastit.
Nga PTHP informojnë se në vijim janë marrë në pyetje migrantët-pjesëmarrës në aksidentin e trafikut
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...