Në Malin e Zi sivjet për herë të parë shqiptarët kanë arritur të festojnë 28 nëntorin me flamurin kombëtar.
Për shënimin e kësaj date në nderim të kombit dhe identitetit, trojet shqiptare në Malin e Zi si asnjëherë frymuan shqip pasi këtë vit për herë të parë 28 nëntori u prit me arritje të rëndësishme, atë të shprehjes së lirë të identitetit kombëtar, arritje kjo e cila vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.
Me ndryshimin e ligjit për simbolet kombëtare ne kemi të drejtën e përdorimit të lirë të simboleve tona, flamurit, himnit dhe stemës”, tha Faik Nika, kryetar i KKSH’së në Malin e Zi.
Edhe në këtë vend për shkak të pandemisë festa u shënua pa ceremoni dhe organizime tradicionale.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...