Situata e burgjeve në Greqi është alarmante, në këtë përfundim ka dalë Këshilli i Europës që ka kryer një kontroll.
Sipas raportit, vihet re se në burgjet e vendit mbahen 11827 të dënuar nga 10175 persona që janë kapacitetet, ose mesatarisht 110% më tepër se kapacitet e tyre.
Në 15 prej këtyre institucioneve raportohen se kapacitetet tejkalojnë 130%,madje në Koridhalos në momentin e monitorimit mbaheshin 152% më tepër, burgu Larisës me 134% patra me 137% ,ndërsa kampi i emigrantëve ne Komotini kishte tejkaluar kapacitetin me 172%.
Rekordin e mban burgu i Janinës, institucion në të cilin u gjetën të “stivuar” 126 të dënuar nga 66 që është kapaciteti normal i tij.
Kujtomë këtu se në burgun e Janinës 80% e të dënuarve janë me shtetësi shqiptare.
Sipas raportit, në burgun e Korfuzit u raportuan edhe raste dhune, kërcënime dhe shantazhe prej gardianëve.
Monitoruesit thanë gjithashtu se u evidentuan edhe shkelje për sa i përket sistemit të furnizimit me ushqime si dhe higjenës në kuzhinat e disa institucioneve./Top Channe/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...