Sot në Bruksel pritet të ketë takim mes ndërmjetësuesve për emrin e Maqedonisë, Mattheë Niemetz, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.
Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë dritë të gjelbërt negociatorit të angazhuar Naumovski që të diskutojë me palën greke dhe ndërkombëtare, që ky kontest të merr fund dhe vendit t’i hapet rruga për integrimin euro-atlantik, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Takimi do të fillojë nga ora 12:15 pas dite ku Niemetz do të mbajë konferencë për shtyp nga zyrat e Kombeve të Bashkuara, njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë.
Me Naumovskin do të jenë edhe zyrtarë të punëve të jashtme të Maqedonisë./Telegrafi/
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...