17 refugjatë u zbuluan në afërsi të qytetit të Shtipit këtë mëngjes. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova konfirmoi se refugjatët, të cilët udhëtonin ilegalisht afërsi të Shtipit, u kapën nga policia në qendrën rajonale- lindje dhe u dërguan në qendrën në Gjevgjeli. Mërgimtarët janë vërejtur këtë mëngjes në disa grupe pranë varrezave të qytetit në Shtip dhe pranë rrugës rajonale Shtip-Radovish.
Ky nuk është një rast i kontrabandës me refugjatë, domethënë ata nuk lëvizën me ndihmën e kontrabandistëve.
Brenda tetë ditësh ky është rasti i tretë i refugjatë të kapur afër Shtipit. Në rastin e parë u kapën 40 refugjatë afër fshatit Lakavica të Shtipit, i dyti ishte të dielën më 1 mars, kur policia pranë vendbanimit Tre Çeshmet në Shtip kapën 78 refugjatë dhe të dy kontrabandistët u arrestuan.
Gjithsej 135 refugjatë u kapën afër Shtipit brenda tetë ditëve./telegrafi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...