Në vend që të protestojnë, siç kanë bërë çdo ditë para Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë në Shkup, nisma antishqiptare “Për Maqedoni të përbashkët”, sot organizoi aktivitet muzikor në parkun e qytetit të Shkupit.
Nisma që për 12 ditë ka organizuar protesta, sot parullat protestuese i ka zëvendësuar me shfaqje muzikore, ku morën pjesë rreth 500 maqedonas.
Nga ana tjetër edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 11 do të protestohej edhe në Ohër, një gjë e tillë nuk u zhvillua, ndërsa për orët e pasdites protesta janë paralajmëruar në Gjevgjeli, Koçan, Sveti Nikollë, Veles dhe Krushevë, raporton Alsat-M.
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën