MPB njofton se në koordinim me Prokurorinë Publike po punohet intenzivisht për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në komunikacion para Qeverisë.
“Aksidenti është raportuar në Prokurorinë Publike dhe Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, hetimet penale dhe standardet profesionale dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit: testim alkooli, video nga kamerat e sigurisë, deklarata të dëshmitarëve etj.
Rasti do të zbardhet sa më shpejt dhe opinioni do të informohet në kohë”, thonë në MPB.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona, ndërsa në njërën nga veturat kanë qenë të pranishëm edhe ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi./Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...