Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sipas informimit nga shërbimet kufitare greke në vendkalimin kufitar “Evzioni” ka ndryshime në protokollin për hyrje në Greqi.
Nga sot, (19.06.2021), nga ora 06:00 në VK “Evzioni”, përveç me PCR test jo më i vjetër se 72 orë, ceritifikatë për vaksinë (14 ditë ditë kalauara për dozë të dytë dhe vërtetim se je infektuar me coronavirus prej 2 deri në 9 muaj, lejohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë me test të shpejtë negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Nga MPB theksojnë se fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk kanë nevojë për test negativ, ndërsa të tjerët duhet të kenë test të shpejtë ose PCR.
Ashtu si deri tani, theksojnë nga MPB, në VK “Evzoni” nuk do të lejohet hyrja nga ora 22:00 deri në ora 06:00.
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...