Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 01:30 deri në 04:30 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Tregtar dhe Inspektoratin e Punës kishin 4 aksione kontrolluese në Manastir.
Sipas raportit policor, në dy klube të natës është gjetur drogë dhe për këtë vepër të parashtrohen kallëzime penal.
“Një person ka përdorur certifikatë të rreme dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal, ndërsa në Prokurori do të parashtrohet parashtresë adekuate kundër pronarit të objektit i cili ka kërcënuar policët dhe inspektorët”, thuhet në raportin policor.
Po ashtu do të ketë parashtesë për shkak se janë hasur të mitur pas orës 24:00 dhe janë konstatuar kundërvajtje në Ligjin për konsumim të duhanit.
“42 persona janë lëshuar në objekt pa pasur certifikatë dhe gjithashtu janë konstatuar raste të mosdhënies së llogarisë fiskale, kurse nga Inspektorati i Punës janë konstatuar 27 shkelje ligjore për punë pa marrëveshje punësimi”, thuhet në raport./Telegrafi/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën