Qeveria teknike e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 24-të ka marrë disa vendime në lidhje me situatën e krijuar në vend me virusin Covid-19, ku ka urdhëruar MPB-në dhe Ushtrinë, për të krijuar plan operativ kundër virusit Covid-19.
“Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e mbrojtjes dhe Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëjnë plan operativ për zbatim të masave më të fuqishme, me qëllim për mbrojtjen dhe zgjerimin e coronavirusit”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Ndërsa masa e fundit që morri qeveri mbrëmë fletë për “të gjithë personat që nuk respektojnë masën e vetë-izolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe të merren masa të duhura kundër tyre dhe kostot e kohës së qëndrimit në karantinën shtetërore do të përballohet nga ata që nuk respektojnë këtë masë”.
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...