Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, një ditë para datës kyçe të mbledhjes së ministrave të BE-së të cilët duhet të rishikojnë rekomandimin për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë, ka përsëritur thirrjen e saj për vendet anëtare që të shpërblejnë përparimin e Maqedonisë.
“E dini se kemi rekomanduar nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, dhe ky proces duhet të bazohet në shërbime, që do të thotë se nëse ka përparim ai duhet të pranohet dhe të inkurajohet. Shpresoj që vendet anëtare do ta marrin vendimin e duhur”, ka thënë Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo gjithashtu theksoi se në Ballkanin Perëndimor përparimi është impresiv, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe përparimit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ministrat për Punë të Jashtme të BE-së nesër në Këshillin për Punë të Përgjithshme duhet të debatojnë për zgjerimin dhe raportet e prillit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Vendimi përfundimtar për bisedimet me Maqedoninë mund të merret nga liderët e BE-së, nëse nesër ministrat nuk arrijnë pajtueshmëri.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...