Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në foltoren e Kuvendit theksoi se OBRM-PDUKM sot nuk tregoi asgjë të re dhe vazhdoi me sjelljen johumane.
“Kjo që po e bëni është johumane, e shfrytëzoni mërzinë e qytetarëve për pikë politike”, u tha Mitreski deputetëve të opozitës maqedonase.
Sipas tij, nuk është korrekte të lëshohet salla kur në rend dite janë pikat që janë në interes të qytetarëve.
Ndryshe, sot OBRM-PDUKM propozoi që në rend të parë në seancën plenare të jetë shkarkimi i Filipçes për shkak të aksidentit në spitalin e Tetovës, mirëpo kreu u Kuvendit, Talat Xhaferi refuzoi kërkesën e tyre.
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...