“Ministritë duhet në afat prej 15 ditëve në faqet e tyre të internetit të publikojnë listë të 21 dokumenteve me qëllim të transparencës më të madhe dhe llogaridhënie të organeve shtetërore para qytetarëve”, bëri të ditur sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damian Mançevski.
“Analizat e kryera në vitin 2016 tregojnë se në pikëpamje të transparencës të pushtetit ekzekutiv në rajon, Maqedonia ndodhet në vendin e fundit me përmbushjen e vetëm 36 për qind të treguesve në hulumtimet. Duke marrë parasysh qëllimin e Qeverisë për transparencë dhe llogaridhënie në punën e saj, u imponua nevoja që menjëherë të merren masa konkrete që të përmirësohet kjo situatë”, theksoi Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seti i propozuar i dokumenteve që duhet publikisht të publikohen janë unifikuar dhe vlejnë për të gjitha ministritë me përjashtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme e cilat nuk do t’i publikojnë planet për furnizime publike, Rregulloren për organizim të brendshëm, Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës dhe listën e punëtorëve .
“Transparenca e institucioneve paraqet kusht kyç për demokracinë. Në këtë mënyrë, qytetarëve u mundësohet të marrin informacione të nevojshme për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe kërkesë të përgjegjësisë nga institucionet. Gjithashtu do të mundësojë që të gjitha palët e interesuara, përfshirë mediat pa pengesë të bëjnë një analizë reale të punës së institucioneve”, tha Mançevski.
Detyrimi për publikimin e listës së dokumenteve të vendosura në faqet e internetit të ministrive nënkupton përditësimin e tyre të rregullt.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër