Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Naser Nuredini, ka njoftuar se do të jetë në izolim gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai thotë se ka bërë testim dhe ka rezultuar negativ, megjithatë do të jetë në vetizolim dhe ditët e ardhshme do të punojë nga shtëpia.
“Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme. Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës është respektuar, unë kam qenë i ekspozuar potencialisht ndaj virusit. Kam bërë testim dje në mëngjes dhe për të mos rrezikuar mirëqenien e të tjerëve kam qëndruar në shtëpi që nga ajo kohë”.
“Rezultati i testit tim është negativ, por në përputhje me rekomandimin që kam marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia. Unë ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe sinqerisht kërkoj që të gjithë të kujdeseni për veten dhe të tjerët përreth jush!”, shkruan Nuredini.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...